Sonila MeçajSonila Mecaj
Minimalist plant in misty landscape

Rreth meje

Modalititeti i terapisë që unë ushtroj bazohet në teorinë psikoanalitike - e njohur ndryshe si teoria Frojdiane. Kjo teori përkon me fillesat e të kuptuarit të psikikës njerëzore, jetës së brendshme emocionale përtej asaj që duket nëpërmjet sjelljeve njerëzore. Shumë autorë e teoricienë të tjerë e kanë zhvilluar dhe zgjeruar më tej këtë teori bazë, duke krijuar mundësi që ne si psikoterapistë të trajnuar në psikoterapinë psikoanalitike/psikodinamike të përshtasim qasjen tonë terapeutike në varësi të tipareve të personalitetit, të bindjeve personale dhe gjetjeve që praktika na mundëson.

Puna që unë bëj mbështetet kryesisht te marrëdhënia njerëzore që krijohet mes terapistes dhe personit që ka nevojë për terapi. Është e rëndësishme që, jo vetëm të krijohet një marrëdhënie bashkëpunimi, por edhe të njihen dhe punohet me të gjitha vështirësitë që krijohen natyrshëm në një marrëdhënie të tillë.



Kjo metodë terapie është mjaft e përshtatshme për individë që duan:

  • të punojnë në mënyrë eksplorative me veten e tyre;
  • të jenë të orientuar jo vetëm drejt ‘zhdukjes’ së shqetësimeve apo simptomave, por për të kuptuar origjinën e tyre, për të njohur dhe pranuar anë të errëta të vetes;
  • të janë kuriozë për veten dhe natyrën njerëzore;
  • të respektojnë dijen dhe sensin kritik.


Puna me ëndrrat, fantazitë, e çdo element tjetër që vjen nga e pavetëdijshmja e njeriut është gjithashtu në fokus të psikoterapisë.

Psikoterapia është një proces terapeutik që mbështetet te fjala, aftësia dhe prirja e njeriut për të komunikuar. Sa më e zhvilluar kjo prirje aq më i lehtë mund të bëhet edhe procesi i terapisë.

Problematikat kryesore që mund të adresohen në terapinë që unë zhvilloj në takime individuale ose në grup janë:

  • Probleme të ankthit
  • Probleme në marrëdhënie
  • Vështirësi që krijohen nga tipare apo çrregullime të personalitetit
  • Traumat e hershme psikologjike
  • Humbjet, ndarjet
  • Varësitë e ndryshme